oraeshqipes

Nga vjen emri "kushtrim"?

Administrator Administrator Postuar: 24 Maj, 2024

0 Shikime

Komente


Nga vjen emri "kushtrim"?

Nga vjen emri "kushtrim"?

PËRNGJITJA E FJALËVE (AGLUTINIMI)

Termi aglutinim rrjedh nga latinishtja dhe do të thotë ngjes, bashkoj,përkatësisht bashkoj dy e më shumë fjalë të veçanta në një fjalë të vetme. Kuptimi i fjalës së re zakonisht del nga kuptimi i pjesëve përbërëse të togfjalëshit. Kështu, p.sh., për fjalën e aglutinuar sonte ka argumente se është formuar nga togfjalëshi:(kë)so + nate (sonate >sonëte > sonte), ku theksi nga gjymtyra e parë (só), që është edhe theks i fjalës së re sónte. Pra, ndajfolja sónte është formuar nga përngjitja e përemrit dëftor kjo në rasën rrjedhore (këso) dhe emrit natë, po ashtu në rasën rrjedhore njëjës (nate), me ç’rast zanorja e patheksuar a (sonate) është reduktuar në ë (sonëte - shih te Buzuku) dhe në fund ka rënë krejtësisht (sónte).

Ja disa fjalë të formuara me anë të aglutinimit:

gjith(ë) + mo(t)në > gjithmonë

k(ë)so + dite > sot

t’u ngjattë + jeta > tungjatjeta

kush + asht + trim > kushtrim etj.

-Prof. Musa Nushi

Administrator
Autor

Administrator


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj